6 organizata evropiane për gazetarë qëndruan në Kosovë dy ditë - kjo është ajo çfarë i ka shokuar - NACIONALE

6 organizata evropiane për gazetarë qëndruan në Kosovë dy ditë - kjo është ajo çfarë i ka shokuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjashtë zyrtarët e organizatave si “ARTICLE 19”, “International Press Institute”, “European Federation of Journalists”, “Committee to Protect Journalists”, “Reporters ëithout Borders”, “European Broadcasting Union” dhe “European Centre for Press and Media Freedom”, janë takuar me gazetarë, redaktorë dhe drejtues të mediave në Kosovë, të cilët i kanë shprehur shqetësimet e tyre.

Përfaqësues të këtyre organizatave thanë se kanë mbetur të shqetësuar me nivelin e mungesës së transparencës së zyrtarëve të Qeverisë për mediat dhe gazetarët.

“Sidomos është shqetësuese gjuha toksike dhe shpeshherë demonizuese që disa zyrtarë të Qeverisë dhe partisë në pushtet i bëjnë ndaj gazetarëve dhe mediave të caktuara, të cilat i kanë ndarë si të mira e si të këqija”, tha Ricardo Gutiérrez nga “European Federation of Journalists” gjatë konferencës për media ku prezantuan të gjeturat preliminare të vizitës.

Gjashtë zyrtarët që erdhën në Kosovë me mision faktmbledhës ishte planifikuar që të takoheshin fillimisht me kryeministrin Albin Kurti i cili ka qenë në udhëtim jashtë vendit, ndërsa të njejtin arsyetim e ka përdorur edhe zëvëndësi i tij, Besnik Bislmi.

Kësisoj në fund këta gjashtë zyrtarë janë takuar me ministrin e Punëve të Brendshëm, Xhelal Sfeqla dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Çka i shokoi dhe çka gjetën në Kosovë?

Lajme të ngjashme