Revolucioni i pranverës: Si teknologjia AI mund ta transformoj jetën tonë në Kosovë - NACIONALE

Revolucioni i pranverës: Si teknologjia AI mund ta transformoj jetën tonë në Kosovë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Shenoll Muharremi

Kjo pranverë po më 'ik' para syve e hundëve. Këto ditë kemi pas një transformim të madh dhe kemi hyrë me vrull në pranverë. Drunjtë kanë lulëzuar dhe zogjët po këndojnë në mëngjez. Zakonisht kjo është periudha favorite e vitit për mua. Koha e drunjëtve, lulave, zogjëve.. natyrës në përgjithësi. Tash është një kohë edhe për lavanderët dhe kur edhe i rregullojmë kopshtet.. Pak nga këto po merrem këtë sezonë. Ky momentum po më ikën keq.

Një frymë me AI dhe tekonologji ma ka blinduar totalisht trurin dhe mendjen, sikur ai tinejxheri 17 vjeçar jam dehur pas kësaj teknologjie revolucionore që po e pushton botë më rrëmbyeshmë se thujase gjithçka më parë në histori.

'I verbuar në dashuri' ashtu më duket vetja. Thujase 24 orë në ditë qe disa muaj po kaloj me këtë trend. Përpos gjumit disa orësh, teknologjia po më përcjellë edhe në shtrat natën. Kjo do të ishte në rregull për një 20 vjeçar, por unë i mbusha 47 këtë mars:) Nuk është një zhvillim normal, ashtu duket. Edhe pjesëmarrja ime publike me 'politika lokale' po zbehet, për shkak se mendja dhe përkushtimi im është dikund tjetër.

Nga ajo që po shof, më duket që ne kemi një mundësi 'historike' si shoqëri me këtë teknologji të re. Për shkak se kjo teknologji ka arritur që eksperiencat e njerëzve më të zgjuar të botës përgjatë historisë të na sjellë në xhepin tonë. Po i trajnojmë robotët të punojnë për ne. Punën që më herët është dashur ta bënin 50 persona, tani e bënë vet nëse dëshiron më ndihmën e AI.

Kjo më bënë të besoj, ndoshta edhe me naivitet, se edhe profesorët, mësuesit dhe doktorët e talentët më të mirë të botës mundemi me i përdorë për më rritë dhe zhvillu qytetarin në me i ndihmu sipërmarrësit tonë. Nëse ne kemi mungesë të kuadrove special të talentuar në mesin tonë, mbase tani mund të e zëvendësojmë këtë hendek me AI.

Për me kuptu sa dinamike janë këto zhvillime, dje psh kam biseduar me me inzhinjerët që kanë 'zbuluar' doktorin AI dhe tashmë edhe kam në posedim të gjithë trajnimin që ata kanë bërë me vite të doktorëve. Tash kjo teknologji mund të asistoj doktorët me shumë gjëra, por sidomos mund të ndihmoj qindra mijëra familje rreth këshillave shëndetësore. Kjo do të kursente me qindra miliona euro në sistemin shëndetësor. Tani po mendoj si mundem me adaptu për shoqërinë tonë dhe me përdorë në të ardhmën. Doktori AI:)

Gjatë javës gjithashtu kam pasur bisedime me hisetarët në arsim dhe kam biseduar për adaptimin e AI në shkolla. Bisedat e para janë të mira dhe nëse pilot projektet që kam në kokë ecin mirë, atëherë do të tentojmë muajt e ardhshëm të përfshijë arsimin publik dhe shkollat tona në të gjitha anët në këtë proces. Bashkë me shkolla do të krijojmë edhe mësues AI që në praktikë do të thotë të dërgojmë 'profesorët e Harvardit' tek fshatërat tona në secilin cep të Kosovës. Mësuesi AI:)

Edhe me një biznes timin favorit të Kosovës këto ditë po punoj intenzivisht që të adaptoj AI në biznesin e tij që tashmë, me frymëzimin e AI, po transformohet në Korporatë. Sipërmarrësi AI:)

Interset e mia kufizohen me kaq për momentin. Adaptimi i AI në Biznes, Edukim dhe Shëndetësi. Këto janë qëllimet kryesore që kishte qenë strategjike të avancohen, nëse vazhdoj të kemi vullnet dhe shëndet e kurajo.

Një dilemë shumë e madhe që po më përcjellë këtë peridhë është nëse aktivitetet dhe sipërmarrësitë me AI do të kufizoheshin në Kosovë apo të shtrihen globalisht. Kjo për shkak se jemi në një fazë të hershme ende, dhe ka një gjasë të vogël që këto iniciativa të kenë edhe sukses global. Në Kosovë është më vështirë të penetrohen këto ide, normal. Edhe audienca është më e papërshtatshme.

Por kam fat që jam në një fazë të jetës që ndihem shumë i përmbushur profesionalisht dhe nuk kam aspak ambicje për vehtën. Kjo më ndihmon që ndoshta të sakrifikoj "lavdinë potenciale globale" me një kontribout për shoqërinë tonë. Kjo po tingëllon thujase cka po bëjë unë. Nuk është ashtu. Në fakt e gjithë kjo mund të mos jep asnjë rezultat. Por qëllimi, vullneti dhe puna po alokohen dhe dedikohen në këtë kauzë.

Rreziku është edhe mos me pas sukses kjo në Kosovë se ne kemi takent me i 'refuzu' risitë dhe trendet e reja. Mundesh edhe me përfundu i 'shajtun' në fund. Secila paradigmë e re rrezikon këtë. Por ky rrezik është totalisht i justifikuar kur e kemi parasyesh potencialin e jashtëzakonshëm që kjo teknologji ka për ne. Potencialin historik.

Ndoshta për herë të parë në histori shoqëria jonë mund të bashkangjitet në një trend të zhvillimit global në faza të hershme. E kjo mund të i bëjë luftërat e pakuptimta në këtë pjesë të botës. Mund të sjellë mirëqenie dhe të na rritë ekonominë qindra herë.

E gjithë kjo tingëllon utopike në parim. Por nuk është. Një mundësi dhe një dritare po hapet për ne. Të shofim nëse kemi atë që nevojitet të potentojmë nga kjo. Sigurisht që asgjë nuk do të ndodhë shpejt dhe brenda natës. Adaptimi dhe jutilizimi i AI është një proces.

Një rrugëtim që fillon dhe nuk mbraon asnjëherë. Por për këtë 'autorrugë të mirëqenies, stabilitetit dhe prosperitetit' duket që i kemi disa njësi bazike që mund të startojmë. Një hap i vogël tani por në drejtim të duhur. E drejtimi është shumë më i rëndësishëm në këtë momentum historik.

A ka mundësi që edhe ne njëherë në histori të kemi në kohën dhe momentin e duhur në një trend të transformit dhe revolucionit global? Ndoshta, nuk do e kuptojmë asnjëherë përgjigjen nëse nuk testojmë këtë.

Lajme të ngjashme