“Po frikësohemi me folë” – Ky është rrëfimi i Berat Buzhalës për Gjykatën Speciale - NACIONALE

“Po frikësohemi me folë” – Ky është rrëfimi i Berat Buzhalës për Gjykatën Speciale

1 vit më parë

nga Berat Buzhala

Gazetari Berat Buzhala në një video të postuar në rrjete sociale, ka komentuar zhvillimet e fundit të cilat ndërlidhen me Dhomat e Specializuara të Hagës.

Ai në këtë video-adresim ka komentuar raportin e Dick Martyt, kohën kur ishin votuar ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Kosovës, e deri te gjykimi që pritet të fillojë më datën 3 prill.

“Jam kanë njëri prej deputetëve që e pata votuar ndryshimin e Kushtetutës, jo Ligjin për Tribunalin Special. Ka mundësi që e kisha votuar edhe ligjin. Presioni u kanë qysh me qit në perspektivë. Sikur presioni në Ohër, Rambuje, ku ka ndërhyrë edhe sekretari i shtetit amerikan, tek deputetët, tek udhëheqësit, që na duhet me kalu këtë ligj. Nuk e kemi ditur kurrë ku do të përfundojë”, ka thënë Buzhala në këtë video.

Buzhala duke komentuar 15-vjetorin e publikimit të raportit të Dick Martyt lidhur me akuzat për traifkim organesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka thënë se kjo ishte metodë e Rusisë që po e përdorë edhe në Ukrainë.

“Paskan kalu 15 vjet prej kur senatori Dick Marty e ka publikuar raportin e tij për trafikim të organeve nga UÇK-ja. Nuk është boll shpesh me thanë që, senatori zviceran kur e ka bërë këtë raport është bazuar në informata të një deputeti rus. Ai e ka sjell në Këshillin e Evropës këtë aludim. Rusia edhe sot në Ukrainë po e akuzon Ukrainën për trafikim të organeve. Rusia në Siri i ka akuzu forcat që kanë dashtë me rrëzu Assadin. Gjëja e parë që e bën Rusia gjithmonë e akuzon kundërshtarin për trafikim organesh. Kjo ta humb sigurinë. Kur e kena shpallvë pavarësinë, senin e parë që e ka bërë Rusia është akuza për trafikim organesh”, deklaroi më tutje gazetari Buzhala.

Sipas Buzhalës, dëshmitarët e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, janë të përpunuar nga Prokuroria e Serbisë.

“Që 15 vjet në prill fillon gjykimi. Mas 15 vjete të aludimeve, mas 24 vjetëve të supozimeve të veprave penale, procesi mundet me zgjatë gjashtë vjet. Një proces i cili prej A deri në ZH zgjatë 30 vite. Prej momentit kur dyshohet që dikush e ka kryer një krim, deri kur e merr vendimin kanë kaluar 30 vjet. Në asnjë tribunal nuk ka gjykim që ka marrë kaq shumë kohë. Shumica e dëshmitrave të Prokurorisë janë të përpunuar nga Prokuroria serbe. Prokurori serb ka marrë dekoratë nga Tribunali Special. Ti e bën Tribunalin një-etnik ku nuk ka serb të akuzuar. Dëshmitarët janë të trajnuar nga Prokuroria serbe, gjyqtarët nuk janë në favorin tonë. E vetmja palë e dëmtuar veç me të akuzuar janë shqiptarët”, tha më tutje ai.

Buzhala ka kundërshtuar ashpër faktin që ish-krerët e UÇK-së nuk janë liruar për asnjë moment nga paraburgimi. Përderisa ka përmendur emrat e kriminelëve serbë që ishin gjykuar në liri nga Tribunali i Hagës.

“Nëse e shohim çka ka ndodhur deri tash që 2 vjet e diçka, nëse dita e mirë shihet me mëngjës, nuk ka filluar dita e mirë për Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin. Në Tribunalin e ish-Jugosllavisë edhe shefi i UDB-së është mbrojtur në liri. Edhe Shainoviqi është mbrojtur në liri. Qysh është e mundshme, kur për Thaçin kanë pas edhe garancione. Kjo është jashtëzakonisht e ndjeshme, jashtëzakonisht e rëndë. Kemi pasur raporte herë të këqia herë të mira me ata, por raporti i shtetit tonë me ata është i ngushtë. Janë themelues të shtetit dhe të UÇK-së”, deklaroi Berat Buzhala në këtë video.

“Na as nuk jem që dalum e thojmë hej dëshmitarë serbë ka atje të përpunuar nga Serbia, që po dojnë me zhvlerësu pavarësinë e Kosovës. Nëse ata dalin të fajshëm, atyne nuk iu dhanë të drejta as sa Stanishiqit, nëse ata dalin përgjegjës jo për trafikim organesh, se ajo akuzë është hekë. Nëse dalin të fajshëm për çkado akuze,i bjen UÇK-ja nuk është kriminale. Kushdo që thotë ndryshe është rren, manipulim. Ka të bëj me UÇK-në, janë themelues të ushtrisë e shtetit. Nëse shpallën të fajshëm, del që shpallja e pavarësisë së Kosovës është bërë prej njerëzve që janë përgjegjës për krime të luftës”, theksoi Buzhala.

Gazetari Buzhala konfirmoi pjesëmarrjen në marshin për drejtësi për krerët e UÇK-së që do të mbahet më 3 prill.

“Më 2 prill dilet në një marsh për drejtësi. Kam marrë shumë kërkesa, pyetje, a duhet me u deklaru për këtë marsh. Kam me dalë edhe si qytetar në marsh për drejtësi. Nuk jam shumë i bindur që në Tribunalin Special po bëhet shumë drejtësi. Së paku jo deri tash. Së paku jo në procedura. Nuk jam i bindur që Thaçi, Krasniqi, Veseli e Selimi janë më të rrezikshmë se Stanishiqi, Shainoviqi e lloj lloj krimineli serb. Kosova dhe qytetarët e Kosovës nuk duhet me i prek dëshmitarët more edhe nëse janë të përpunuar nga Serbia, nuk duhet me i rrasë duart në dosje, por është në detyrimin tonë për me kërku drejtësi. Është obligim i joni, i shtetit, qeverisë, jo me u përzi në dosje, por qata gjyqtarë e prokurorë që janë atje me kanë në nivelin profesional”, deklaroi Berat Buzhala.

VIDEO:

Lajme të ngjashme