Një kastë idiotë politikanësh, po ia humbë shpresën këtij vendi
Gazetari Berat Buzhala ia ka kushtuar një video takimit të sotëm mes kryeministrit Kurti dhe Edi Ramës në Malin e Zi.
Buzhala ka thënë se Edi Rama ka bërë shumë mirë kur nuk ka lëvizur vendi teksa i fliste Kurtit.
Për Buzhalën, kjo kastë e politikanëve idiotë po ia humbin shpresën vendit.
Në vijim gjeni pa ndërhyrje opinionin e gazetarit Berat Buzhala bashkë me video:
Një kastë idiotë politikanësh, po ia humbë shpresën këtij vendi
Ministrja Donika Gervalla e provoi fatin për ta realizuar një manovrim te oreve të fundit me Gjykaten Kushtetuese, Zajednicën dhe Keshillin e Evropes.
Shtetet e Quintit i thanë: më shumë fat herave të tjera, sepse qikjo nuk mjafton. Sigurisht qe kjo situate nuk do ta demoralizoje sheficen e puneve te jashtme te Kosoves. Ne mendjen e saj, nese Kosova nuk arrin te bëhet anëtare e Këshillit të Evropës kjo është një mundësi e humbur per Këshillin e Evropës e jo per Kosovën.
Keshilli i Evropes po mbetet pa shtetin ma demokratik, ma social demokrat dhe ma te pakorruptuar, ne kete pjese te Evropes
Kurre nuk kam arrite me e shly prej trunit tem nje fjali te Donikes, qe e ka pas dhane ne nje interviste, nese nuk gaboj ne Rubikon, kur kjo ishte pa pushtet.
Ka pas thane qysh ksaj i ka pas thane nje gjerman i paspecifikuar, ka mundesi Hansi qe ka banu ne te njajten hymje me to, qe Gjermania po e mbeshtete Serbine ma shume se Kosoven, se keta te qeverise se Kosoves po shkojne te papergatitun neper takime edhe nuk po kane shume letra me veti, oh.
Tash ka mundesi qe jena tu pergatite ma shume se sa qe duhet, kurse BE dhe Amerika nuk jane tuj u pergatite qaq mire.
Cka me boni pershtypje edhe dicka prej zhvillimeve politike ne Kosoves dhe rajon ke nje video ne Mal te Zi, ku po zhvillohet nje takim rajon, e ku po merr pjese edhe Jim Obrien, zyrtar i nalte amerikan.
Hyni Luani ne dhome, edhe krejt u cune ne kame, vec Edi Rames. Ja zgati doren prej s’ulti. Po besoj qe osht perjetu ran prej militantit. Diqysh s’munen me e kaperdi kete blasfemi.
Se di cka osht kane para do koheve ni video e Albinit tuj shku me nje samit, edhe paten qellu Edi Rama e Ali Ahmeti ule perjashte. Tash ata u çune ne kame kur erdh Albini. Militantat u paten lage prej qisaj pamje. Ia paten shtu edhe ni muzike, demek qysh krejt po cohen kur po vjen Luani i Shqiptarise.
Ne nderkohe kur ne po sillemi e pshtillemi, qysh thojne, sikur pordha neper t’lina, tuj mendu qe jemi qendra e universit dhe se heret a vone, krejt te na kane me ardhe, ne boten pertej nesh ka zhvillime interesante, qe ne nje forme ose ne nje tjeter, munden me na impliku edhe neve, pa na vete neve. E di qe audiencen, ose nje pjese te saj, nuk e kam ne nivelin e deshirueshem per me i tregu per dinamika te tilla, mirepo une po e vazhdoj me temen, more edhe ne mes vec me nja 1000 veta qe me ngojne.
E para, shume e rendesishme. Ne Sllovaki dje, nje profesor dhe shkrimtar liberal, 70 vjecar, e qelloi me revole kryeministrin e atij shteti, Robert Ficon, derisa ai ishte duke u takuar ne rruge me disa qytetar.
Fico i fitoi zgjedhjet para disa muajsh ne Sllovaki, duke u bo keshtu kryeministri i dyte ne Bashkimin Evropian, pas Viktor Orbanit, qe konsiderohet ma i afert me Vladmir Putinin e Rusise se sa me Bidenin e Amerikes a me Francen e Gjermanine.
Dyshohet qe atentatori e ka qelluar saktesisht per arsye politike, sepse pervec tjerash Fico edhe ne luften e Rusise me Ukrainen eshte rreshtuar ne krah te Rusise. Kjo i ka irrituar forcat liberale ne Sllovaki, e qe pastaj njeri prej tyre ka vendose qe ne menyre te njeanshme ta zgjidhe kete problem. Gjendja e Ficos vazhdon te mbetet e rende, por duket qe osht jashte rrezikut per jete.
Cka na intereson kjo neve?
Nuk na intereson ne menyre direkte, por ne menyre indirekte gjithsesi. E para rastet kur dikush del me vra ne rruge nje kryeminster, nuk jane ngjarje rutinore, qe bohen cdo jave. Hera e fundit qe osht vra nje kryeminister ne Evrope osht viti 2003, Zoran Gjingjic ne Serbi, kurse me thelle ne Evrope kjo ka ndodhe ne Suedi ne vitin 1986, Olaf Palme.
Sigurisht qe ky atentat ndaj nje kryeminstri te zgjedhur me vote popullore do ta energjizoje te djathten ekstreme ne Evrope, qe ndihet e persekutuar nga liberalet dhe mediat liberale, kurse sa me shume politikan te afert me Putinin ne pushtet ne Evrope, aq me e keqe te do te jete pozita e Kosoves ne arenen nderkombetare.
Pra, aktualisht ne pushtet jane Orban dhe Fico, por nuk osht e paparamendueshme qe edhe nje superfuqi si Franca te bie ne duart e forcave pro ruse, sic osht Marin le Penn qe vazhdon me qendru te pragu i deres se pushtetit. Nje fitore e saj do ta ndryshonte Evropen pergjithmone.
Prandaj, do te ishte shume ma e mencur qe sot ta pranojme nje oferte joperfekte, se sa te presim se cka ka me ndodhe neser.
Pak a shume ne te njajten fryme jane edhe zhvillimet ne frontin e luftes Rusi Ukraine. Forcat e Ukraines jane duke leshuar terrritor shume me shume dhe shume me shpejt se sa qe eshte menduar. Kjo gjithashtu osht lajm i keq. I dekurajon forcat anti putin ne Evrope dhe i inkurajon ato pro putinit.
Kqyre qysh osht puna: Aktualisht ne pushtet, ne Amerike, France, Gjermani, Itali, Poloni, Britani etj,. gjenden, le te themi kushtimisht, aleatet tane me te mire. Pra, ne asnjanen prej ktyne shteteve na nuk osht qe po presim me fitu dikush, qe mandej kur te fiton ai dikushi, pozita e jone ne arenen nderkombetare forcohet. Perkundrazi, ka hapesire te mjaftueshme per me u tute qe ne te ardhmen e afert ne keto shtete munden me fitu forca politike qe jane krejtesisht te papershtatshem per ne. E permenda Marin Le Pennin ne France, ose Salvinin ne Itali, apo AFD’n ne Gjermani, ose Trumpin ne Amerike, qe kurre nuk e din cka ka ne dore.
Nese mujme me e thane qishtu: Aktualisht krejt keta qe jane ne pushtet jane te mire per ne, e te keqij per Serbine. E di qe plot prej juve po thuni qe tashme edhe keta jane pro Serbise. Mirepo nuk keni pa hala kurrgjo. Pritni me u largu keta, e me ardhe ata tjeret, e qatehere e shihni. Atehere kena me kalu prej ofertes per Asociacion te far oferte per far ndamje brutale te Kosoves.
Po po e di sa jeni te gatshem per lufte. E di sa e mbroni vendin ju.
Per momentin jemi tuj bo hajgare me vendin tone. Kjo mundet me na kushtu.