Episodi XIV i Buzhalës: Kush ishte Thaçi i viteve 1999-2007? Opozitë e kontradikta
Në episodin e ri të Ditarit të Buzhalës, autori flet për ish presidentin dhe ish kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin prej vitit 1999 e deri më 2007, kohë gjatë së cilës ishte opozitar në shumicën e kohës. Kush ishte Thaçi gjatë kësaj periudhe kohore?
Berat Buzhala kishte tematizuar figurën e Thaçin edhe gjatë viteve ’90 si aktivist dhe lider studentor dhe më pas luftëtar i UÇK-së.
Por, në vitet 2000 gjërat do të ndërronin plotësisht, me ardhjen e lirisë së Kosovës dhe përpjekjet për Pavarësinë e Kosovës. Kurti do të lëshonte armën, e do t'i rrekej rrugës së politikës.
Buzhala flet për kontekstin gjeopolitik pas Marrëveshjes së Rambouillet-së, ku Thaçi u paraqit si lojtari kryesor politik në Kosovë.
“Kosova është vendi i vetëm – prej që mbahen mend ndërhyrjet moderne ndërkombëtare – ku trupat e huaj u pritën në mënyrë paqësore. Prandaj përzgjedhja e Thaçit si njeri i amerikanëve kishte kuptim vetëm pasi erdhën trupat e huaja këtu.” - është njëri ndër argumentet e gazetarit të Nacionales për këtë çështje.
Por, Thaçi megjithatë në zgjedhje nuk do të korrte suksese të mëdha duke humbur ndaj LDK-së së udhëhequr nga Ibrahim Rugova në tri palë zgjedhje nacionale.
Buzhala satirizon me këtë çështje, dhe me disponimin në PDK pas humbjeve të vazhdueshme të zgjedhjeve.
“Pse i humbën zgjedhjet? Arsyeja e parë: autoriteti i Ibrahim Rugovës ka qenë shumë i lartë... pastaj, propaganda kundër UÇK-së tepër e fortë. Gazetat e ndryshme i paraqitnin luftëtarët e UÇK-së si vjedhës të farmerkave, kriminelë etj. Dhe pika e tretë, qeverisja skandaloze qershor ’99 deri në tetor të vitit 2000. A i ka ba mirë [humbja]? Absolutisht!” - shprehet Buzhala.
Ju ftojmë të ndiqni gjithë episodin për Thaçin e tetë viteve të lartpërmendura, dhe përshtypjet satirike e serioze të autorit Buzhala.
Ditari i Buzhalës është prodhim i gazetës Nacionale.