A u bë tepër vonë që të marrim mësim nga Kroacia se qysh i mbrojti gjeneralët e saj në Hagë? - NACIONALE

A u bë tepër vonë që të marrim mësim nga Kroacia se qysh i mbrojti gjeneralët e saj në Hagë?

1 vit më parë

nga Dafina Demaku

“Ushqimi është katastrofë, të tetëve na i kanë vjedh minimum ka 2 mijë euro”. – Kështu rrëfente Nasim Haradinaj meniherë mas kthimit nga Haga duke i rrëfy kushtet e këqija atje.

E trajtimi gati çnjerëzor, u shpërfaq më së shumti gjatë dy vizitave emergjente të Presidentit Hashim Thaçi në Kosovë, njërën në QKUK te babai që po i vdiste dhe tjetrën te varri i babait që i vdiq.

E di që shumë prej jush, do të thoni se ‘vetë e kanë themelu Gjykatën Speciale’, sepse tashmë i jeni nënshtru totalisht narrativës të nisur moti dhe që kulmon sot për luftë të brendshme politike, duke e përjashtu krejt kontekstin dhe kontestin e themelimit të Speciales.

Duke e marrë për shkas një deklaratë të profesorit Arsim Bajrami që na risjell në kujtesë kushtet me të cilat trajtohej Sllobodan Millosheviqi në Hagë, naviguam pak në raportimet e asaj kohe dhe në të dhënat që janë të disponueshme online;

Për shembull, Chris Stephen, autori i librit “Dita e Gjykimit: Gjyqi i Slobodan Millosheviqit”, në një artikull të publikuar në BBC, në mars të vitit 2006, e përshkruan burgun luksoz të Millosheviqit në Sheveningen të Holandës si një vend që dukej më shumë si hotel luksoz, sesa një burg i zakonshëm. Si një vend që dukej më shumë si zyrë pune dhe ku kishte televizorë në pesë gjuhë e shumë hapësira rekreacioni.

Kthehemi edhe një herë te krerët e UÇK-së;

Të harrumë prej shtetit dhe shoqnisë, atyne sot iu përmenden në vazhdimësi nja 35-6 milionë euro që janë nda deri tash për ta;

Ata sot përmenden vec në kontekstin e luftës së brendshme politike, si bashkëkryetarë të ni partie politike, që japin urdhra politikë prej Hagës; se qët gajle ma kanë ata;

Shumëkush që i ka vizitu, përfshi edhe ato pak - paak figura të pushtetshme, është kthy me rrëfimin për kushtet e këqija që i kanë atje, por rrëfimi i tyne ka përfundu me kaq dhe kurrgjë s’ka lëviz tutje.

Pavarësisht që sipas Ligjit për dhomat e specializume, pika tetë e Nenit 41, amibientet e paraburgimit duhet të monitorohen nga Komiteti Ndërkombëtar i Kyrqit të Kuq ose naj organizate tjetër ndërkombëtare, kujt prej juve ju ka ra n’dorë ose n’vesh, ni raport i naj organizate të tillë që flet për këtë inspektim? Avokati i Popullit të Speciales ( njëmend, a e dini kush është ky ‘populli i Speciales) - ai avokat, në një intervistë së fundmi ka tregu që për pesë vjet, veç tetë herë e ka vizitu ose inspektu qendrën e paraburgimit në Hagë. Ankesën edhe për ushqimin e dobët, sikur e rrëfen si diçka krejt normale.

Kur procesi gjyqësor në Hagë po shkon drejt fundit, a është tash vonë për neve si shoqni, me e bo atë që Kroacia e ka bë me strategjinë mbrojtëse për gjeneralët e saj të luftës së atdheut? Që nuk ua ka përmend paret që ua ka dhanë për mbrojtje, po e ka mobilizu edhe ushtrinë për me gjetë dokumente në mbrojtje të gjeneralëve të saj të luftës për atdhe?

Lajme të ngjashme