7500 euro rrogën: Berati e komenton diplomat Ganiun që e futi në punë Qeveria Kurti, e quan “peshkaqen të pareve” - NACIONALE

7500 euro rrogën: Berati e komenton diplomat Ganiun që e futi në punë Qeveria Kurti, e quan “peshkaqen të pareve”

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Këshilltari “artist shumëdimensional” Gani Jakupi me rezidencë në Barcelonë të Spanjës i angazhuar me pagë 7 mijë e 500 euro në muaj nga Ministria e Punëve të Jashtme përmes ambasadorin kosovar në Bruksel Agron Bajrami, ka qenë tema e rradhës në Ditarin e Buzhalës, ku gazetari Berat Buzhala shterron logjikën e krejt kontraktimit të tij “për të mos bë kurrgjë”.

Buzhala e nisi Ditarin duke rikujtuar karakterin opozitar (njëherë e një kohë) të Vetëvendosjes, të cilët i përkthenin paratë ose pagat e zyrtarëve në “sa mijë copë bukë për pensionerët” teksa e vendos në raport me pagën super të lartë të Gani Jakupit sot të vendosur nga pushteti i Vetëvendosjes.

Tinka Kurti ta përpjestojke rrogën me bukë të penzionerave. ‘Ja kanë dhanë 1 mijë euro rrogën, qato 1 mijë euro penzionerave me ua nda i bijnë 3 mijë bukë. Pe çkyejnë mishin nëpër restorane...Borxhezia”, rikujton Buzhala.

Buzhala nxjerr një intervistë të Jakupit – i cili nëpër rrjete sociale ishte kaherë luftëtar digjital për Vetëvendosjen – në KTV te Agron Bajrami ku thotë se “Nuk po bëj propagadanë për Albinin, VV-në, se me ba propagandë duhesh me pagu, duhet m’u marrë vesh për çmim”. E këtu Buzhala shprehet se “po get ishin pas marrë vesh për çmim. Agroni shkon në Bruksel ky anena”.

Gazetari Berat Buzhala rikujton edhe kontraktimin për lobim nga MPJD të Avni Mustafës dhe Afërdita Rakipit “të cilëve ua patë dhënë një kontratë bukur të majme 140-150 mijë euro” teksa vazhdon të flet për kontraktimin me pagë enorme të Jakupit.

Se çka ka pru ky lobim, kjo shoqni nuk di send, nuk ka të dhëna, nuk ka raporte, sepse nuk ka pranu kurrgjë. Qeveria jonë i ka punësu tre njerëz, edhe këtë punësim me quajt lobim; edhe m’i shperbly me pagë: Avninë, Afërditë dhe Ganinë, secilin prej tyre me mijëra euro”, thotë Buzhala.

Por, Buzhala – ndryshe nga Vetëvendosja – matjen e bën “me policinë e Kosovës” e jo “me bukë, as me gullash e supë”.

I thirri Albin Kurti e këta dhe ua majtën një ligjërat patriotike policisë sonë, që këta myten qatje (në veri) e njërin prej tyre e kanë vra. A këta i thirrin në zyre dhe u kallxojnë se çka është trimnia Xhelali Albini e këta e u thonë ‘hej, mos luftoni ju për paga; mos lypi rroga se qito pare i kena për Ganinë, Avninë e Afërditën’”.

Gazetari i Nacionales thotë se kur është puna te kërkesat e Njësiteve më Elitare Speciale të policisë kosovare “jo që s’ua rritin rrogat, por edhe ofendojnë”.

Buzhala projekton këtë logjikë të qeverisë – dorëmbyllur ndaj NjSI-së e dorëhapur ndaj Ganisë – duke e përkthyer kështu: “Qysh, për pare jeni ka e bëni qët send a? Na jemi t’u mendu që ju Policia e jonë jeni qaty për arsye puro patriotike; e fëmijët mbani me llafe të nxehta nëse s’kanë çka me hanger e çka me pi, është përgjegjësia e juaj qysh m’i ndal fminë mos me lyp sende siç është mos me shku në Durrës; sepse paret i kena rujt për Ganinë. Edhe jo pak para”.

Por, Buzhala, ndonëse thotë “se nuk kam fakte” shprehet i bindur se “Ganisë nuk i bijnë në gjep qato pare. Ato dikun kanë m’u përpjestu rrugës, ti qekaq, ty qekaq, atij qekaq”.

Lajme të ngjashme