Zyrtari i VV-së po hetohej nga Prokuroria Speciale për ndikim në shpronësime të KEK-ut, a është kjo arsyeja e intervistimit? - NACIONALE

Zyrtari i VV-së po hetohej nga Prokuroria Speciale për ndikim në shpronësime të KEK-ut, a është kjo arsyeja e intervistimit?

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, është intervistuar të mërkurën nga Prokuroria Speciale, ndërsa arsyet e ftesës nuk janë bërë publike.

Thaçi kishte qenë më herët nën hetime lidhur me dyshimet për ushtrim ndikimi në procesin e shpronësimeve të planifikuara nga KEK-u në fshatin Shipitullë.

Sipas një audio-incizimi të publikuar nga Kallxo.com, ai dëgjohet duke thënë se “Në KPMM i kemi njerëzit tanë, i shtyna do sene, s’kanë qare.”

Në një pjesë tjetër të incizimit ai deklaron: “KPMM-ja merr vendim që pa marrë parasysh a i duhet a s’i duhet mihjes duhet me i shpronësu.”

Prokuroria Speciale kishte konfirmuar në vitin 2024 se ndaj Thaçit ishin duke u zhvilluar hetime nga Njësia e Veçantë Anti-Korrupsion.

Lajme të ngjashme