Zvicra fton shumë shqiptarë në kombëtaret A dhe U21, por jo edhe Andi Zeqirin - NACIONALE

Zvicra fton shumë shqiptarë në kombëtaret A dhe U21, por jo edhe Andi Zeqirin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Zvicrës i ka ftuar të përhershmit Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, por jo edhe Andi Zeqirin, për ndeshjet e shtatorit.

Ndërkohë në ekipin kombëtar U21 të Zvicrës janë ftuar katër lojtarë me prejardhje shqiptare, Amir Saipii Schaffhausen, Kastriot Imeri i Young Boys, Bledian Krasniqi i Zuerich dhe Ardon Jashari i Luzern.

Zvicra do të përballet me Spanjën më 24 shtator dhe me Republikën e Çekisë tri ditë më vonë, në dy ndeshjet e fundit në grup në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja helvetike do të luftojë për t’i shpëtuar rënies në Ligën B, pasi është e fundit në grup me vetëm tri pikë nga katër ndeshje, një më pak se Çekia.

Spanja është lidere e grupit me tetë pikë dhe do të luftojë me Portugalinë për ta luftuar atë.

Zeqiri, i cili s’e mbajti premtimin ndaj Kosovës, nuk është ftuar për asnjë ndeshje të Ligës së Kombeve nga Zvicra.

Lajme të ngjashme