Zotëriu i Parë ankohet se kërcënimet ndaj presidentes Osmani po kalojnë në heshtje: Koha për veprim ka kaluar - NACIONALE

Zotëriu i Parë ankohet se kërcënimet ndaj presidentes Osmani po kalojnë në heshtje: Koha për veprim ka kaluar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Osmani, ka reaguar për kërcënimet ndaj Vjosa Osmanit.

Ai ka thënë se këto kërcënime po kalohen në heshtje.

Postimi:

Dhjetëra kërcënime publike me jetë ndaj Presidentes së dhe familjes së saj.

Jo një. Jo dy. Dhjetëra.

Të përsëritura, të drejtpërdrejta, të qarta. Specifike.

Nga profile me emra e mbiemra, anonime, por edhe nga zëra të njohur, me emër e mbiemër.

Në rrjete sociale. Në komente. Në studio televizive.

- “Duhet eliminuar.”

- “Ka ardhur koha për fundin e saj.”

“Një plumb e zgjidh.”

Këto nuk janë fjalë të rastësishme.

Janë nxitje të hapura për dhunë.

Janë thirrje që shënjestrojnë jo vetëm një individ, por vetë institucionin e Presidentes.

Dhe përveç kërcënimeve?

Shpifje të panumërta.

Të fabrikuara me qëllim të qartë:

Për të njollosur personalitetin.

Për të legjitimuar urrejtjen.

Por mbi të gjitha,

Për të krijuar klimën ku dhuna perceptohet si “e merituar”.

Kur këto përsëriten, nuk janë më thjesht fjalë.

Janë sistem. Janë strategji.

Dhe mbi të gjitha: janë pasojë direkte e mosveprimit.

Sepse askush nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë. Asnjë veprim. Asnjë përgjegjësi.

Dhe kur institucionet përkatëse heshtin, dhuna natyrshëm që flet.

Kur institucionet përgjegjëse nuk mbrojnë, kërcënuesit ndihen të sigurt.

Sot është Presidentja.

Nesër dikush tjetër?

Rreziku është i qartë.

Heshtja është bashkëfajësi.

Koha për veprim ka kaluar qëmoti.

Lajme të ngjashme