Zëvendësi i dy kryetarëve të ‘Guxo’: Mësimdhënësit tanë do të paguhen veç më pak se ata në Zvicër - NACIONALE

Zëvendësi i dy kryetarëve të ‘Guxo’: Mësimdhënësit tanë do të paguhen veç më pak se ata në Zvicër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti Haxhi Avdyli, i cili është zgjedhur edhe nënkryetar i partisë me dy kryetarë, listës ‘Guxo’, ka thënë se mësimdhënësit në Kosovë paguhen si ata rumunë e bullgarë.

Avdyli përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, po pretendon se me ligjin e ri për paga, arsimtarët do të jenë më të paguarit në rajon dhe “pak më gjerë”.

Megjithatë, ai shtoi se do të mbesin më pak të paguar se ata në Zvicër e Luxemburg.

Postimi i plotë i Avdylit:

Nga tabela me pagat vjetore të mësimdhënësve në Europë mund të shihni se Kosova qëndron më mir ose njëjtë me disa nga shtetet që ka shumë vite që janë pjesë e Bashkimit Europian.

Arsimtarët Bullgar pagën vjetore e 6121€ (510 € në muaj) kurse ata Rumun 7274€ (606€ në muaj). Kosova edhe pse me buxhetin më të vogël në regjion e me GDP më të ulët, qëndrojmë në nivelin e vendeve të BE-së nga regjioni i Ballkanit.

E me ligjin e ri të pagave do kemi arsimtarët më të paguar në regjion e pak më gjerë.

Por prapë do mbetemi më të “nënpaguar” se vendet më të zhvilluara në botë si Zvicra e Luxemburgu.

Lajme të ngjashme