Vuçiq lëshon pak pe: I pranon dokumentet nga Kosova në kufi, por me një kusht - NACIONALE

Vuçiq lëshon pak pe: I pranon dokumentet nga Kosova në kufi, por me një kusht

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar thellim të krizës në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë për media ku e prezantoi kabinetin qeverisës, Vuçiq tha se në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë të diskutojnë për njohje reciproke. Këtë tha, se ua ka bërë të ditur edhe në Bruksel.

Presidenti serb foli edhe për opsionin që e dha ai në lidhje me reciprocitetin e dokumenteve, transmeton Nacionale.

“Ne jemi të gatshëm të pranojmë dokumentet e tyre por le të nxjerrin një deklaratë që do të jepej në pikat kufitare ku do të thuhej: Pajisja me karta identiteti nga Prishtina bëhet vetëm për arsye praktike, për të mundësuar lirinë e lëvizjes dhe as nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njënashme nga Kosova dhe as nuk e cenon sovranitetin”, deklaroi Vuçiq.

“Për këtë po kërkojmë garanci nga Bashkimi Evropian, nëse ata e konfirmojnë, kemi zgjidhur një problem të voglë”, theksoi Vuçiq.

Ai më tutje bëri të ditur se në fillimin e shtatorit do të kenë një takim të Ballkanit të Hapur.

“Bisedimet tona me Kosovën ishin të pasuksesshme dhe të vështira. Nuk pajtohemi për asgjë”, theksoi Vuçiq.

Lajme të ngjashme