"Vjosa" me dy kryetarë, Gërvalla: S'dyshojmë në ligjshmëri, por nëse ka shkelje e respektojmë vendimin - NACIONALE

"Vjosa" me dy kryetarë, Gërvalla: S'dyshojmë në ligjshmëri, por nëse ka shkelje e respektojmë vendimin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Listës ‘Guxo’, Donika Gërvalla, pozitë që e ndan me Faton Pecin, ka thënë se nuk ka dyshime që ka shkelur ndonjë nen të ligjit të KQZ-së, kur mori vendimin që partia të kryesohet nga dy persona.

Gërvalla në Rubikon, tha se po të varej nga ky nen, atëherë partitë politike në Kosovë nuk do drejtoheshin as nga gratë.

“Guxo ka kryetar, po të ishte që varet nga formulimi në këtë nen, atëherë do të duhej që asnjë parti politike të mos drejtohet nga një femër. Personi dhe uniteti mes dy personave…Ligji në asnjë prej shkronjave të tij nuk thotë se funksioni i kryetarit nuk ushtrohet nga dy personave. Mund të them se fjala kryetar e përfshin, sipas opinionit tim, kryetarin mashkull, kryetaren femër, dhe kryetarët nëse përbëhet nga dy persona”, ka thënë ajo.

Sipas saj, nuk ka vështirësi në përfaqësimin e partisë në këtë mënyrë, derisa shtoi se do të merren vesh lehtë me z.Pecin për nënshkrimin e dokumenteve në raport me KQZ-në.

“Kjo nuk shfaq asnjë vështirësi në përfaqësimin e partië politike. Sepse ne e kemi shumë të lehtë të merremi vesh se cili është personi që nënshkruan dokumentet në raport me KQZ-në. Kjo ndoshta nuk ka pasur asnjëherë nevojë, që të përfshihet formulimi i tillë, sepse nuk ka pasur ide për kryesimin nga më shumë se një person”, shtoi Gërvalla.

Pyetur se si do të veprojnë në rast që vërtetohet se nuk është në përputhjem e ligjin, ajo pohoi se do ta respektojnë vendimin.

“Unë nuk pres dilema ligjore për këtë vendim. Nëse ka interpretim ndryshe, natyrisht se do ta respektojmë”, tha ajo.

Lajme të ngjashme