Vjedhje e rënd në Pejë: Personat të maskuar vjedhin në një shtëpi para të gatshme dhe stoli ari - NACIONALE

Vjedhje e rënd në Pejë: Personat të maskuar vjedhin në një shtëpi para të gatshme dhe stoli ari

17 orë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka ndodhur një vjedhje e rënd në Pejë.

Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se viktima ka raportuar se dy persona të panjohur, të maskuar me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij.

Sipas policisë, personi në fjalë i janë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari të ndryshme në vlerë te konsiderueshme.

“Pejë / 18.07.2026 – 21:19. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur, të maskuar me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij nga e cila kishin vjedhur para të gatshme dhe stoli ari të ndryshme në vlerë te konsiderueshme. Rasti është duke u hetuar”, është thënë në raport.

Lajme të ngjashme