Vizita në Luginë: Shqiprim Arifi nuk do t'i takojë Bislimin e Nagavcin - NACIONALE

Vizita në Luginë: Shqiprim Arifi nuk do t'i takojë Bislimin e Nagavcin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeminsitri i Kosovës, Besnik Bislimi bashkë me ministren Arbërie Nagavci do qëndrojnë sot për vizitë në Luginë të Preshevës.

Nacionale mëson se Bislimi dhe Nagavci nuk do të takohen me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Në agjenden e publikuar nga Zyra e Kryeministrit, askund nuk përmendet takimi i tyre me kryetarin Arifi.

Në këtë vizitë, sipas agjendës, Bislimi e Nagavci do të takohen me përfaqësuesit politik në Luginë të Preshevës.

Ata do të vizitojnë edhe dy shkolla dhe shoqata të tjera.

Vizita e tyre në Luginë vjen pas në të njejtën kohë ku Kosovën do ta vizitojë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.

Agjenda e tyre:

10:30 – Takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar;

11:15 – Takim me deputetin Shaip Kamberi;

12:00 – Takim me krerët e Komunës së Bujanocit;

12:45 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ – Tërnoc;

14:50 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Ibrahim Kelmendi’’ – Preshevë;

15:00 – Drekë Pune me liderët politikë të Preshevës;

17:30 – Takim me Shoqata, Biznese dhe Personalitete të Shquara – Hotel “Rozafa”, Bujanoc.

Lajme të ngjashme