Vendimi historik: 16 vite më parë GJND-ja vetëtoi legjitimitetin dhe të drejtën e Kosovës për pavarësi - NACIONALE

Vendimi historik: 16 vite më parë GJND-ja vetëtoi legjitimitetin dhe të drejtën e Kosovës për pavarësi

3 orë më parë

nga NACIONALE

Sot bëhen 16 vite kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte legjitimuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte vendosur me 10 vota pro dhe 4 kundër se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkelte të drejtën ndërkombëtare, Rezolutën 1244, e as Kornizën Kushtetuese.

Vendimi u lexua nga presidenti i atëhershëm i Gjykatës, Hisashi Oëada, i cili deklaroi se “miratimi i deklaratës së pavarësisë së 17 shkurtit 2008 nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare”.

Procesi në GJND kishte nisur pas kërkesës së Serbisë, e cila, përmes Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kërkoi një opinion këshillëdhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme