Ujësjellësi njofton se është ndërprerë furnizimi me ujë në Mitrovicë e Skenderaj si pasojë e defektit - NACIONALE

Ujësjellësi njofton se është ndërprerë furnizimi me ujë në Mitrovicë e Skenderaj si pasojë e defektit

1 muaj më parë

nga Gentiana Hasani

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njoftoi se si pasojë e një defekti në pajisjet elektrike, është ndërprerë furnizimi me ujë në Komunat e Mitrovicës dhe të Skenderajt.

Sipas njoftimit të bërë të dielën, defekti ka ndodhur në Impiantin për Trajtimin e Ujit në Shipol, derisa ekipi i mirëmbajtjes elektrike po punon në sanimin e defektit.

“Si pasojë e një defekti në pajisjet elektrike në Impiantin për Trajtimin e Ujit në Shipol është ndërprerë prodhimi i ujit në Impiant prandaj, kjo është arsyeja e mungesës së ujit në Komunën e Mitrovicës dhe Skenderajt. Ekipi i mirëmbajtjes elektrike është duke punuar në detektimin dhe sanimin e defektit. Për zhvillime të reja do u informojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme