Trumpi thotë se Irani do të paguajë shumëfish për vrasjen e ushtarëve amerikanë - NACIONALE

Trumpi thotë se Irani do të paguajë shumëfish për vrasjen e ushtarëve amerikanë

14 orë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të hënën se Irani do të paguajë shumëfish për vrasjen e ushtarëve amerikanë, pasi disa prej tyre u vranë në aksione gjatë fundjavës.

“Për çdo herë që Irani vret një ushtar amerikan, ata do të paguajnë për atë vrasje shumëfish! Ky udhëzim u është përçuar sekretarit të Luftës [Mbrojtjes], Pete Hegseth, komandantit të Shtabit të Përgjithshëm, Daniel Caine, dhe secili udhëheqës në ushtri” – shkroi Trumpi në rrjetin “Truth Social”.

Ushtria amerikane të hënën i identifikoi dy ushtarët e vrarë në Jordani, përderisa po ofronin mbrojtje kundër sulmeve iraniane me raketa balistike dhe dronë, raporton gazeta “The Guardian”.

Tani është duke u bërë ekzaiminimi i mbetjeve për të për përcaktuar nëse ato u përkasin një ushtari të tretë që u raportua i zhdukur në atë sulm.

Në Irak, një ushtar tjetër amerikan vdiq pas “një detonimi të kontrolluar” të një droni iranian.

Vrasja e këtyre trupave e çon në 17 numrin e përgjithshëm të ushtarëve të vrarë që nga fillimi i luftës amerikano-izraelite kundër Iranit, e cila filloi në fund të shkurtit.

Lajme të ngjashme