Trumpi thotë se e ka “planin më të mirë ndonjëherë” për t’i dhënë fund luftës me Iranin - NACIONALE

Trumpi thotë se e ka “planin më të mirë ndonjëherë” për t’i dhënë fund luftës me Iranin

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha para gazetarëve të hënën se ai e ka “planin më të mirë ndonjëherë” për t’i dhënë fund luftës me Iranin, duke e cilësuar kundërpropozimin iranian si “thjesht të papranueshëm”.

“Unë kam një plan, e dini, është një plan shumë i thjeshtë, nuk di pse nuk e thoni ashtu siç është, Irani nuk mund të ketë armë bërthamore” – tha presidenti amerikan para gazetarëve në Zyrën Ovale, raporton televizioni CNN.

Ai e kritikoi ofertën më të re nga Irani, të cilën e quajti “propozim budalla”, duke thënë se për t’u arritur një marrëveshje mes dy vendeve, Irani duhet të zotohet se do ta ndalë zhvillimin e programit bërthamor.

“E dini, në luftë duhet të ndryshoni, duhet të jeni fleksibilë, keni shumë plane, por duhet të bëni plane të ndryshme në ditë të ndryshme” – shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

“Por unë kam një plan të mrekullueshëm – por plani është që ata nuk mund të kenë një armë bërthamore e ata nuk e thanë këtë në letrën e tyre” – tha më tej Trumpi.

Ai paralajmëroi se, ndonëse armëpushimi mes dy vendeve mbetet në fuqi, ai është “jashtëzakonisht i dobët”.

Lajme të ngjashme