Tmerrohen shoferët në Suedi, aktivizohet gabimisht alarmi për sulme ajrore - NACIONALE

Tmerrohen shoferët në Suedi, aktivizohet gabimisht alarmi për sulme ajrore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shoferët e veturave në Suedi mbetën të habitur këtë javë, pasi autoritetet lëshuan gabimisht paralajmërim për sulme ajrore. Ky incident u cilësua serioz duke i marrë parasysh luftën në Ukrainë dhe irritimin e Rusisë për shkak të aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO.

“Jemi në procesin e hetimit” për atë se si ndodhi kjo, i tha agjencisë së lajmeve AFP një zëdhënëse e Administradës Suedeze të Transportit.

Alarmi u aktivizua të mërkurën përmes një sistemi të quajtur “Kanal i Mesazheve të Trafikut”, që aktualisht po largohet nga përdorimi me faza e që u mundëson shoferëve që të marrin të dhëna për trafikun përmes radios në veturë.

Paralajmërimi iu dha shoferëve në qytetin jugor, Blekinge, ku ndodhet njëra nga bazat më të mëdha ajrore të ushtrisë suedeze, përcjell Gazeta Nacionale.

“Mesazh i rëndësishëm trafiku, distrikti Blekinge: sulm ajror, rrezik”. Ky ishte mesazhi që u shfaq në ekranet e veturave, i paraprirë nga një trekëndësh rreziku.

Më pas, mediet e kontaktuan Administratën e Transportit për ta informuar se shoferëve u është dhënë ky mesazh. Nuk qe menjëherë e ditur se sa shoferëve u ka shkuar ky paralajmërim.

Lajme të ngjashme