Tentuan të udhëtonin me dokumente të falsifikuara, arrestohen dy shtetas të Turqisë - NACIONALE

Tentuan të udhëtonin me dokumente të falsifikuara, arrestohen dy shtetas të Turqisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy shtetas të Turqisë janë arrestuar pasditen e së premtes në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kjo pasi ata tentuan që me dokumente të Greqisë të cilat dyshohet se janë të falsifikuara kanë tentuar të udhëtonin nga aeroporti i Prishtinës për në Bruksel, shkruan Gazeta Infokus.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit dy të dyshuarit janë ndërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë të cilët me dokumente të Greqisë të dyshuara për falsifikim kanë tentuar të udhëtonin nga aeroporti i Prishtinës për në Bruksel. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Lajme të ngjashme