“Te Pishat” në Fushë-Kosovë kërkon që prindërit të kenë kujdes, dyshojnë për keqtrajtim të një vajze të mitur - NACIONALE

“Te Pishat” në Fushë-Kosovë kërkon që prindërit të kenë kujdes, dyshojnë për keqtrajtim të një vajze të mitur

3 javë më parë

nga NACIONALE

Parku Rekreativ “Te Pishat” në Fushë-Kosovë ka ngritur mundësinë e keqtrajtimit të fëmijëve atje.

“Te Pishat” përmes një shkrimi në Facebook, u ka kërkuar prindërve që t’i mbajnë fëmijët afër, gjatë kohës që shëtisin atje.

Krejt kjo, për shkak se dyshohet për një keqtrajtim të mundshëm, nga një person i panjohur ndaj një vajze të mitur, më konkretisht 8 vjeçare.

“Ky person i panjohur ka shfrytëzuar kohën e mbrëmjes afër një makine të parkuar për t’u fshehur, dhe i ka bërë thirrje vajzës tetëvjeçare ‘a po vjen shëtisim në Pisha?’ Fëmija ka qenë 10 metra larg prindit, me vrap ka shkuar dhe i ka treguar prindit se ‘një axhë më tha hajde shëtisim, por unë nuk e njoha e as nuk është shok i babit’”, thuhet në njoftimit e Parkut.

Njoftimi i plotë:

Te nderuar vizitorë te Parkut Rekreativ “Te Pishat” ne Sllatine,

Ka disa dite qe me qellim nuk e kemi prekur rastin mjaft te ndishem te ndodhise se para dy jave, te perdhunimit dhe keqtrajtimit te nje femije/vajze 11 vjeçare!

Por, sot po ju kthehemi ketij rasti dhe po ju kerkojme juve Prinderve, qe gjate kohes qe shetisni ne Park, te i mbani femijet gjithmone ne afersi dhe nen vezhgim!

Arsyeja e kesaj kerkese eshte sepse kemi nje alarm nga nje Prind qe fatmiresisht e ka shpetu femiun e vet nga nje person i panjohur dhe qellimkeq!

Ky person i panjohur, ka shfrytezu kohen e mbremjes, afer nje makine te parkuar per tu fshehur, dhe i ka bere thirrje vajzes 8 vjeçe “a po vjen shetisim ne Pisha!”

Femiu ka qene 10m larg prindit, me vrap ka shku dhe i ka tregu Prindit se “nje axh me tha hajde shetisim po une nuk e njofta e as NUK eshte shok i babit”!

Sigurisht Pishat jane te dendura, ndriçim adekuat nuk ka, kamera vezhgimi nuk ka dhe mundesia per fshehje dhe ikje eshte e madhe!

Nderkohe prindi e ka kerkuar kete burre gjithandej neper Pisha por ka qene e pamundur ta takoj!

Ky burre eshte i moshes mesatare, nuk kemi pershkrim me te detajuar por as pamje te kamerave ne afersi nuk ka!

Ngjarja ka ndodhe dje, e Premte (09.09.2022)rreth ores 19:00 ne mbremje!

Prandaj, ju bejme apel te gjitheve Juve qe vizitoni Parkun, te beni kujdes dhe femijet ne asnje menyre te mos i leni te vetem ose pa mbikçyrje te afert!!

Per çdo dyshim te lajmeroni organet kompetente dhe te jini vigjilent sepse nese nje ngjarje ka ndodhur ne mes te Prishtines, nuk eshte larg mendjes se mund te ndodh edhe ne Parkun tone!

Postimi eshte bere me kerkese dhe aprovim te Prindit !

Ju kerkojme falje nese ky postim ju shqeteson sepse nuk eshte ne natyren e faqes tone te bejme keso postime, por eshte ne te mire te gjithe neve qe te jemi me te vemendshem!

Lajme të ngjashme