Të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë, janë angazhuar në përmirsimin e infrastrukturës së këtij institucioni - NACIONALE

Të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë, janë angazhuar në përmirsimin e infrastrukturës së këtij institucioni

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se janë angazhuar të burgosurit për të përmirësuar infrastrukturën e këtij institucioni.

Sipas njoftimit “ata po marrin pjesë aktivisht në punimet që përfshijnë lyerjen e mureve dhe shtrimin e dyshemesë me epoksit, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të pastër.”

E plotë

Në kuadër të aktiviteteve të punës së të burgosurve në institucionet korrektuese, në Burgun e Sigurisë së Lartë, të burgosurit janë angazhuar në përmirësimin e infrastrukturës së këtij institucioni.

Ata po marrin pjesë aktivisht në punimet që përfshijnë lyerjen e mureve dhe shtrimin e dyshemesë me epoksit, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të pastër.

Ky projekt synon jo vetëm përmirësimin e kushteve të brendshme, por edhe nxitjen e të burgosurve për të zhvilluar aftësi pune dhe përgjegjshmëri, duke ndihmuar kështu në procesin e rehabilitimit të tyre.

Lajme të ngjashme