Tahiri kundër pjesëmarrjes së kosovarëve në protestat e Tiranës: T’i këqyrim punët tona në Kosovë, kemi boll probleme - NACIONALE

Tahiri kundër pjesëmarrjes së kosovarëve në protestat e Tiranës: T’i këqyrim punët tona në Kosovë, kemi boll probleme

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, iu ka bërë thirrje partive politike dhe qytetarëve nga Kosova që të mos ndërhyjnë në zhvillimet politike në Shqipëri.

Ai ka bërë me dije se pjesëmarrja e zyrtarëve të VV-së në protestat e Tiranës është e dëmshme për Kosovën.

Në një intervistë për EO, ai ka deklaruar se veprimet e tilla thellojnë ndarjet mes shqiptarëve.

“Kam thirrje të drejtpërdrejtë për të gjithë ata: t’i këqyrim punët tona në Kosovë, sepse kemi boll probleme. Mos t’i shtrijmë duart dhe mos të involvohemi në një çështje që është e tyre, është e protestuesve, është e kërkesave dhe është e qeverisë. Me këtë po i bëhet dëm historik shqiptarëve, Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk na takon neve ta thellojmë ndarjen, neve na takon të përçojmë mesazhe uniteti dhe t’ia lëmë qytetarëve të Shqipërisë të vendosin kë duan ta kenë udhëheqës. Protestimi është e drejtë demokratike, ndërsa involvimi i Kosovës është sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit shqiptar në një situatë jashtëzakonisht jetike dhe sensitive për Shqipërinë”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të ngjashme