'Ta nderojmë historinë tonë të lirisë': Në Prishtinë festë në shënimin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së - NACIONALE

'Ta nderojmë historinë tonë të lirisë': Në Prishtinë festë në shënimin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së

3 orë më parë

nga NACIONALE

Në Prishtinë as këtë vit nuk do të mungojnë organizimet për festën e 4 Korrikut, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

Ambasada Amerikane tashmë tradicionalisht organizon festë dhe pritje solemne me rastin e këtij jubileu të rëndësishëm për shtetin amerikan.

Përgaditjet veç se kanë filluar nga Ambasada Amerikane.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se më 2 korrik, nën patronatin e Kryeqytetit, do të organizohet ngjarja me titull “America and Kosova – A Freedom Story for the Next 250 Years”.

Sipas njoftimit, aktiviteti do të nisë në orën 10:00 dhe do t’i kushtohet historisë së lirisë, partneritetit dhe miqësisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, si dhe bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy vendeve.

Rama ka shkruar ndër të tjera, "ta nderojmë historinë tonë të lirisë dhe partneritetin që vazhdon të na frymëzojë"

Ndryshe, më 4 Korrik 2026 shënohet 250-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Nacionale

Lajme të ngjashme