Sveçla qëndroi në pikat kufitare në veri: I lumtur të takoj zyrtatarët policor - NACIONALE

Sveçla qëndroi në pikat kufitare në veri: I lumtur të takoj zyrtatarët policor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka qëndruar mbrëmë në pikat kufitare në veri, përkatësisht në pikën kufitare në Bërnjak për të monitoruar se a po respektohet marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë, për letërnjoftimet.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla shkroi sot se ndihet i lumtur që ka takuar zyrtarët policor në veri.

“Ndjehem i lumtur që të takoj gjithë këta zyrtarë policor të cilët me vullnetin dhe përkushtimin e tyre po vazhdojnë të zbatojnë misionin e tyre kushtetues”, ka shkruar Sveçla, teksa ka shpërndarë një video gjatë qëndrimit të tij atje.

Mbrëmë pas mesnate ka nisur të zbatohen dy vendimet e Qeverisë së Kosovës – ai për reciprocitetin me Serbinë sa i përket dokumenteve të identifikimit të qytetarëve të dy vendeve kur ata hyjnë në njërin dhe vendin tjetër, dhe tjetri për targat serbe të automjeteve me akronimet e qyteteve të Kosovës.

Lajme të ngjashme