Sveçla për Astrit Deharin: Drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar në Facebook me rastin e 7-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Sveçla ka thënë se “drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme.”
“Mungesa e tij në mesin tonë është e madhe, teksa zvarritja e zbardhjes së vrasjes së tij rëndon dhimbjen tonë të përbashkët.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë:
Sot bëhen 7 vite pa shokun e bashkëaktivistin tonë Astrit Dehari.
Mungesa e tij në mesin tonë është e madhe, teksa zvarritja e zbardhjes së vrasjes së tij rëndon dhimbjen tonë të përbashkët.
Drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme.
Astriti, ky aktivist i shquar i dijes dhe i punës, na mungon çdo ditë e më shumë ndërsa idealet e tij janë dhe do të jenë gjithmonë udhërrëfyesi në angazhimet tona të përditshme.
Drejtësi për Astritin.
