Specializantët e QKUK-së kërkojnë kthimin e specializantëve me vetëfinancim në atë të rregullt - NACIONALE

Specializantët e QKUK-së kërkojnë kthimin e specializantëve me vetëfinancim në atë të rregullt

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjatë orëve të para të pasdites së sotme para klinikës së Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës një grup i specializantëve kanë mbajtur konferencë për media.

Ata kanë shpalosur kërkesat e tyre për kthimin e specializantëve nga vetëfinancimi në financim të rregullt dhe pagesat e rregullta për kujdestarive.

Kryetari i Këshillit të Specializantëve, Arianit Zajmi, shprehet se në disa klinika bëhet pagesa e kujdestarive të specializantëve ndërsa në disa të tjera është duke u konsideruar jo ligjore.

“Brenda ShSKUK-së po ndodh një llojë paradoksi për shkak se kur po ka nevojë QKUK për specializanta po i paguan kujdestaritë e specializantëve dhe për këtë arsye, po them në thonjëza, ShSKUK-në po e përqanë ka klinika që I paguna kujdestaritë ndërsa ka klinika ku po konsiderohet jo ligjore pagesa e kujdestarive për specializantët”, thotë mes të tjera Zajmi.

Në fund të muajit gusht, specializantëve me vetfinancim i ka skaduar afati i kontratave për subvencionim.

Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka dhënë vendim zyrtarë për rreth 430 specializantët me vetfinancim nëse kontrata e tyre për subvencionim do të vazhdohet apo jo.

Specializantët me Financim të Rregullt financohen nga buxheti i ndarë për Ministrinë e Shëndetësisë ndërsa për Specializantët me vet- financim financimi bëhet në mënyrë vetanake apo përmes subvencioneve.

Lajme të ngjashme