Spahiu kritikon Kurtin se pse ua mëson nxënësve historiografinë e "falsifikuar" nga Enver Hoxha - NACIONALE

Spahiu kritikon Kurtin se pse ua mëson nxënësve historiografinë e "falsifikuar" nga Enver Hoxha

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nexhmedin Spahiu, analist i njohur nga Mitrovica, ka shkurar një status në lidhje me historiografinë shqiptare. Në shkrimin e tij, Spahiu ka shkruar se historiografia shqiptarë është “e falsifikuar” nga ana e Enver Hoxhës, ish-diktator i Shqipërisë për katër dekada.

Tutje, Spahiu ka pasur një kritikë ndaj Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës. Sipas tij, është problem se pse Kurti vazhdon t’ua mësojë nxënësve në Kosovë këtë historiografi.

“Historiani në fjalë nuk e ka kuptuar një gjë elementare: Historiografinë shqiptare e ka falsifikuar Enver Hoxha me shërbëtorët e tij, dhe këta duke qenë në shërbim të Serbisë, historiografinë shqiptare e kanë falsifikuar jo në dobi të Shqipërisë po në dobi të Serbisë. Rrjedhimisht, serbët e dijnë se historiografia shqiptare është e falsifikuar, sepse ata vetë e kanë sajuar këtë përmes shërbëtorit të tyre Enver Hoxha. Problemi është se pse Albin Kurti, që e mbanë vetën patriot, vazhdon tua mësojë nxënësve në Kosovë këtë historiografi se për Edi Ramën edhe mund të kuptohet.” – shkroi ai, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme