Snowden mori nënshtetësinë ruse - NACIONALE

Snowden mori nënshtetësinë ruse

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Vladimir Putin i dha shtetësinë ruse Edward Snowden.

Putin nënshkroi një dekret për ofrimin e shtetësisë për Snowden, duke e bërë atë një nga 75 shtetasit e huaj që u ofrohet shtetësia nga Rusia.

Dekreti u publikua në faqen e internetit të qeverisë ruse.

Denoncuesi është i njohur për nxjerrjen e informacionit top-sekret nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së në vitin 2013, kur ai ishte punonjës atje.

Autoritetet kanë kërkuar që Snowden të kthehet në Shtetet e Bashkuara prej vitesh për t'u përballur me gjyqin për akuzat për spiunazh. /Nacionale/

Lajme të ngjashme