Shpallet konkursi për Kryeprokuror të Apelit
Sistemi prokurorial i Kosovës ka njoftuar se është hapur konkursi për emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit.
Ndër të tjerash të jetë prokuror me mandat të përhershëm si dhe të mos ketë të shqiptuara sanksione disiplinore.
Në njoftim janë dhënë detaje edhe dokumentet që duhet të dorëzojë prokurori në fjalë dhe se afati për dorëzimin e tyre është deri më 8 nëntor 2024.