Shkon në 77 numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm në Kolumbi - NACIONALE

Shkon në 77 numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm në Kolumbi

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ka shkuar në 77 numri i të vdekurve nga tërmeti me fuqi prej 7,4 shkallësh që ndodhi të hënën në pjesën perëndimore të Kolumbisë.

Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton për shifrën më të re, duke i paraqitur të dhënat e raportuara nga kryetarët e qyteteve dhe guvernatorët e rajoneve në shtetin e largët të Amerikës së Jugut.

Për 42 të vdekur raportohet në provincën Risaralda, ndërsa 27 të tjerë në Valle del Cauca, raporton kjo agjenci.

Katër viktima u shënuan në provincën Choco, tri në qytetin Manizales dhe një në provincën Antioquia.

Lajme të ngjashme