Shefi i Kabinetit të Konjufcës tallet me LDK-në: Kurrë s'i keni fituar zgjedhjet prej 2004 - NACIONALE

Shefi i Kabinetit të Konjufcës tallet me LDK-në: Kurrë s'i keni fituar zgjedhjet prej 2004

1 vit më parë

nga NACIONALE

Glauk Konjufca e Albin Kurti, dy nga figurat qëndrore në VV, sot u përplasen gjersa po zhvillohej seanca e parë e Kuvendi të Kosovës.

Fjalosja e z.Kurtit me z.Konjufcës, ngjalli shumë reagime, e madje edhe një ftesë që ky i fundit t’i bashkohet LDK-së.

“Shih-shih, çka është kjo tradhti more kështu. Glauk, t’kanë tradhtu, hajde në LDK, çu del këndej, çu del në LDK se krejt po dalin”, ishin fjalët e Arben Gashit, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së drejtuar Konjufcës.

E shefi i Kabinetit të Konjufcës ka shkruar një status, duke treguar se LDK nuk ka fituar kurrë zgjedhjet parlamentare nga 2004.

“Hapni fletoret dhe shkruani; LDK prej 2004 kurrë më si ka fituar zgjedhjet parlamentare”, shkroi ai në Facebook.

Lajme të ngjashme