ShBA i kërkon Serbisë sërish të hetojë vrasjen e vëllëzërve Bytyqi: Do ta vazhdojmë thirrjen deri në drejtësi - NACIONALE

ShBA i kërkon Serbisë sërish të hetojë vrasjen e vëllëzërve Bytyqi: Do ta vazhdojmë thirrjen deri në drejtësi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Departamenti i Shtetit i ka bërë sërish thirrje Serbisë që të hetojë vrasjen e vëllëzërve Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, derisa po qëndronin në mbajtje nga policia serbe.

Përmes një shkrimi në Twitter, zëdhënësi i DASh-it, Mattheë Miller ka thënë ata që kryen këtë “akt brutal” duhet të mbahen përgjegjës.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë këtë thirrje derisa të ketë drejtësi.” – ka thënë tutje ai.

Postimi i plotë:

24 vjet më parë, shtetasit amerikanë Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi u ekzekutuan në paraburgimin e policisë serbe. Sërish i bëjmë thirrje Serbisë që të hetojë plotësisht këtë rast dhe t’i mbajë përgjegjeës ata që e kanë kryer dhe kanë mbuluar këtë akt brutal. Ne do të vazhdojmë këtë thirrje deri në vendosjen e drejtësisë.

Lajme të ngjashme