Shantazhi publik i Vjosa Osmanit ndaj gazetarëve, AGK e quan alarmante për sigurinë juridike të qytetarëve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një shkrim në Facebook pasi mediat i ekspozuan shfrytëzimit e aseteve shtetërore dhe privilegjet në maksimum, ka dhënë mesazhe shantazhuese ndaj gazetarëve, pa e saktësusar se kënd, me informacione të Agjencionit Kosovar për Inteligjencë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar tejet i shqetësuar për “shantazhin e hapur publik” të Vjosa Osmanit ndaj gazetarëve.
“AGK-ja është posaçërisht e shqetësuar me këtë paragraf të reagimit të Presidentes Osmani: “Asnjëherë, disa të ashtuquajtur gazetarë (për ndonjë prej tyre do të shokoheshit se me çfarë veprimtarie të kundërligjshme merren, sipas institucioneve tona të sigurisë), asnjëherë nuk kanë shkruar se presidentja e vendit i dërgon fëmijët në shkollë publike në Kosovë, përkundër sfidave të mëdha me të cilat përballej kjo shkollë”.
Ky është një shantazh i hapur publik ndaj gazetarëve që vjen nga kreu i shtetit, me qasje të pakufizuar në raporte të institucioneve të sigurisë. Një mesazh i tillë kur vjen nga kreu i shtetit duhet të shërbejë si alarm për sigurinë juridike të secilit qytetar të Kosovës”, thanë nga AGK.