Së paku 26 të vdekur nga tërmeti në Kolumbi, përfshirë tre fëmijë nga shembja e murit
Ka shkuar në 26 numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm prej 7,4 shkallësh në Kolumbi, sipas zyrtarëve lokalë.
Guvernatorja e Valle del Cauca-s, Dilian Francisca Toro, raportoi se tre fëmijë vdiqën në komunën Calima El Darien, pasi një mur u shemb, raporton televizioni BBC.
Toro shtoi se një person tjetër vdiq në Zarzal.
“Situata është serioze” – theksoi ajo, duke folur nga Spitali Universitar i Valle-s.
Kryetari i qytetit Buenaventura, që shtrihet në distriktin e njëjtë, raportoi për të paktën një të vdekur e ura të shembura.
Kështu, pesë të vdekur janë raportuar deri më tani në Valle, tre në Manizales dhe 18 në Pereira.