Sarrazin e ‘rëndon’ pak Bislimin: E dua, por s’është punë e tij a i ka bërë BE detyrat e saj të shtëpisë
Sarazin e ka rënduar pak Bislimin tek sa i është përgjigjur pyetjes specifikie për ankesat e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, se vetë Bashkimi Evropian “nuk i ka kryer detyrat” duke mos ia përfshirë Serbisë Marrëveshjen e Bruksel/Ohrit në Kapitullin e 35 të bisedimeve të saj për anëtarësim në BE.
“Është qëndrimi i krejt BE-së që kjo të përfshihet në Kapitullin 35, tash për tash s’e kam pikën e sakt të detajeve pse s’është bërë. E dua Besnik Bislimin shumë, është mik i mirë, por nuk i takon Kosovës që është ende vend i mundshëm kandidat për BE të komentojë mbi detyrat e shtëpisë së BE-së, se a i kanë bërë ose jo” – ka thënë ai.