Rusia lëshon ​​14 raketa në Ukrainë brenda ditës - NACIONALE

Rusia lëshon ​​14 raketa në Ukrainë brenda ditës

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Ditën e dielë, trupat ruse kanë lëshuar 14 raketa dhe më shumë se 15 sulme ajrore mbi objektet ushtarake dhe civile në Ukrainë, ka bërë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në përditësimin e fundit operacional.

“Gjatë ditës së sotme, armiku ka lëshuar 14 raketa dhe më shumë se 15 sulme ajrore ndaj mjeteve ushtarake dhe civile në të gjithë territorin e shtetit tonë. Në veçanti, infrastruktura civile në zonat e Kharkiv, Mykolaiv, Voznesensk dhe Ochakiv”, thuhej në deklaratë.

Më tej Shtabit i Përgjithshëm ka njoftuar se në zonat e tjera rusët kanë sulmuar infrastrukturën ushtarake dhe civile duke përdorur tanke, mjete luftarake, mortaja, tyta dhe artileri raketore.

Lajme të ngjashme