Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për bombardime përreth centralit bërthamor në Zaporizhia - NACIONALE

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për bombardime përreth centralit bërthamor në Zaporizhia

1 vit më parë

nga NACIONALE

Moska dhe Kievi shkëmbyen akuza të reja të shtunën për bombardime përreth centralit bërthamor në Zaporizhia të Ukrainës, që ka marrë vëmendje ndërkombëtare për shkak të shqetësimit se luftimet në atë zonë mund të shkaktojnë katastrofë rrezatimi.

Centrali më i madh i Evropës është nën kontrollin e forcave ruse nga marsi i këtij viti. Stafi ukrainas vazhdon që të punojë në të. Në javët e fundit, të dyja palët e konfliktit e kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardime afër centralit.

Kompania shtetërore ukrainase e energjisë bërthamore, “Energoatom”, tha se trupat ruse përsëri e kanë bombarduar zonën e kompleksit të centralit në 24 orët e fundit.

Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i akuzoi forcat ruse për bombardimin e kompleksit tri herë në 24 orët e fundit.

Agjencia “Reuters” nuk ka mundur që t’i vërtetojë këto raporte të palëve.

Lajme të ngjashme