Rudolph kërkon nga Serbia që Radojçiqi të dërgohet para drejtësisë, “po të shkonte në Gjermani, do të arrestohej”
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Reiner Rudolph, ka përsëritur se autorët e sulmit në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë.
“Përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë”, deklaroi Rudolph në Klan Kosova, duke kujtuar se Gjermania e ka dënuar sulmin “me termat më të ashpër”.
I pyetur nëse Milan Radoiçiq do të ekstradohej në Kosovë në rast të hyrjes në Gjermani, ai u përgjigj: “Ai do të ndalohej, natyrisht.”