RTK-ja gënjen sërish në lajme qëndrore, thotë se evropianët anashkaluan përgjigjet e menaxhmentit
Radio Televizioni i Kosovës ka gënjyer sërish në lajmet qëndrore. Anipse misioni faktmbledhës i Këshillit të Evropës, evidentoi gënjeshtrën e RTK-së me artikullin e “Sllobonda Bosna” për pretendime se dy media të Kosovës paguhen nga Serbia, dhe se RTK kishte kërkuar falje për këtë gënjeshtër, ata duket se sërish s’kanë mësuar.
Piëkrisht në kronikën e përgatitur për gjetjet e misionit faktmbledhës RTK pretendon se ky mision ka anashkaluar përgjigjet e tyre. Ndërkohë në raport misioni thekson krejt të kundërtën. Aty, në pjesën ku flitet për televizionin publik thuhet se “misioni ka dëgjuar menaxhmentin, por që shqetësimet e delegacionit nuk u shuan…”
Pra, RTK gënjeu në kronikë, sepse misioni nuk i anashkaloi përgjigjet e tyre, por nuk u bind nga menaxhmenti.

Në raport theksohet gjithashtu edhe fakti se drejtor i televizionit është ish-anëtari dhe financuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Rilind Gërvalla.