Rrëfimi i Medinë Dautit: U ngacmova seksualisht për 3 vite nga ish-arsimtari im, u dënua veç me gjobë - NACIONALE

Rrëfimi i Medinë Dautit: U ngacmova seksualisht për 3 vite nga ish-arsimtari im, u dënua veç me gjobë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Viktima e ngacmimit seksual, Medinë Dauti nga Gjilani, ka publikuar historinë e sajë në Gjykatat e Kosovës në momentin kur ka vendosur që të lajmërojë ngacmuesin e saj.

Dauti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjobitja e lehtë që Gjykata i ka dhënë ngacmuesit, ka bëre që i njëjti të përsëris veprimin e njëjtë, vetëm gjashtë ditë pas marrjes së gjobës prej 1200 euro, për 3 vite ngacmim të vazhdueshëm.

Ajo ka treguar se ka qenë e ngacmuar për 3 vite, nga i dyshuari Kastriot Kurti deri në atë pikë sa i akuzuari kishte filluar që t’iu shkruajë edhe familjarëve të saj.

Kjo ka bërë që ajo të izolohet nga frika se do të përballet më të në rruge.

“Ish-arsimtari im Kastriot Kurti, në vitin 2019 më ka thënë se dëshironte të hynte në lidhje dashurie me mua. Unë e refuzova qartë dhe prerë, por ai vazhdoi të më shqetësojë e të më ngacmojë seksualisht për tri vite dhe nuk u ndal as pasi e raportova në polici, e as pasi që gjykata e shpalli fajtor për ngacmim.”, shkruan Dauti.

Kastriot Kukaj, ka qenë asistent nga jashtë në momentin kur ka filluar ngacmin ndaj studentes së tij Medina Dauti, edhe pse avokati i të akuzuarit ka pretenduar se klienti i tij nuk ka qenë mësimdhënës i paditëses.

Dauti i ka hedhur poshtë këto pretendime.

“Unë takimin e parë me të e kam pasur në cilësi të arsimtarit ku ai ka mbajtur orë në klasën time si arsimtar zëvendësues. Nuk ka fare rëndësi se në cilën klasë ka mbajtur mësim të rregullt, ai ka qenë arsimtar në institucionin ku unë vijoja mësimin’’, shkruan tutje ajo.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme