Rrëfehet Doarsa Kica – Xhelili: Dhashë dorëheqje në fillim të gushtit, nuk kam dashur kurrë t’i bashkohem VV-së - NACIONALE

Rrëfehet Doarsa Kica – Xhelili: Dhashë dorëheqje në fillim të gushtit, nuk kam dashur kurrë t’i bashkohem VV-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja tashmë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili ka folur pas largimit të saj nga lista ‘Guxo’, duke theksuar se pa presidenten Vjosa Osmani kjo parti nuk ishte e njëjta.

Ajo në Rubikon ka rrëfyer në detaje largimin e saj nga kjo parti, duke thënë se pati rrethana që e diferenconin nga subjekti që tash udhëhiqet nga Faton Peci e Donika Gërvalla.

“Dhe unë në fakt personalisht e kam ofruar edhe zyrën time në Kuvend, si kryesuese e komisionit për Adminstratë Publike, ku edhe do të jap dorëheqje. Kam dashur të jap celsat e zyrës që të takohemi dhe të dimë si qëndrojmë. Jo vetëm të krijojmë diferenca me LVV, po të dijmë si qëndrojmë ne. Në kuptim të asaj si dolëm në fushatë, ishte e qartë, ka qenë momentumi i qartë, po më pas qartësia humbi. Kur pyesja çka na bën neve të ndryshëm… ne duhet të kuptonim pse jemi vlerë e shtuar në politikën kosovare”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se në secilin takim të listës ‘Guxo’, pretendohej se kjo parti është “LDK-ja e vërtetë” dhe se paraqiteshin si rugovistë.

“Nëse flasim për meritat individuale, ajo është çështje tjetër…Nuk është që kam mendu se nuk ka vizion, kam insistut ta kuptoj atë vizion. E kam gjet vetën në takime në struktura të ‘Guxo’, ku shpesh është përmendur fakti se është LDK-ja e vërtetë. Kjo ka qenë edhe narrativa në Kuvende Zgjedhore. Unë jam ndjerë e përjashtuar, sepse unë nuk isha pjesë e strukturave të LDK-së”, ka thënë ajo.

Mes tjerash, Kica-Xhelili tha se ka dhënë dorëheqje më 5 gusht, por se Peci e Gërvalla kanë qenë gati dy muaj më parë të njoftuar rreth kësaj.

Deputetja foli edhe për sulmet nga LVV-ja, duke thënë se nuk e ka pasur kurrë synim t’i bashkohet kësaj partie.

“I kuptoj reagimet, por ajo që është e mirëqenë dhe e pakontestueshme, unë në asnjë moment nuk kam thënë që do t’i bashkangjitem LVV-në. Nuk e kam pasur atë synim. Është çështje e ideologjisë si e shohim vendin. Në fakt njoftimin për tërheqjen nga Guxo, e kam bërë shumë më përpara”, tha ajo.

Lajme të ngjashme