Reagon gazetari që e ngatërroi Blendi Fevziun me Ardian Gjinin, pretendon si ishte shaka - NACIONALE

Reagon gazetari që e ngatërroi Blendi Fevziun me Ardian Gjinin, pretendon si ishte shaka

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka reaguar gazetari dhe moderatori i televizionit “Kanal 10”, Blendi Ali, i cili mbrëmë para kamares ka ngatërruar kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, me gazetarin e njohur shqiptar, Blendi Fevziu.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shpërndarë videon që është bërë virale, duke pretenduar se e gjitha ishte një skenar.

“Media sociale/portale, shpresoj se jeni kënaq me klikime sot. Sidoqoftë, qysh kanë thonë të moçmit, kush punon gabon. E në shumë raste, në transmetime Live (4 orë pa ndërprerë) gabimi shpesh është vështirë të përmirësohet. E vërteta është kjo. E gjitha nisi si skenar, si pjesë e një hajgareje, e masnej përfundoi sikur të ishte reale. E realiteti mbetet i pandryshueshëm, Ardian Gjini është kryetar i Gjakovës, e Blendi Fevziu, autor i emisionit Opinion në Shqipëri, e unë jom Blend Aliu, gazetar e moderator në Kanal10. Kolegë dhe kolege, ju jeni më të mirët dhe ju dua shumë”, ka shkruar gazetari i Kanal 10.

Lajme të ngjashme