Reagon ambasadori gjerman për tri projektligjet: Shumica e rekomandimeve u injoruan - NACIONALE

Reagon ambasadori gjerman për tri projektligjet: Shumica e rekomandimeve u injoruan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka përkrahur plotësisht deklaratën e Zyrës së BE-së në lidhje me tri projektligje të rëndësishme që pritet të votohen nesër në Kuvend.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ka thënë se shumica e rekomandimeve të BE-së dhe KiE-së u injoruan.

“Përkrahje e plotë për deklaratën e Zyrës së BE-së në Kosovë. Pavarësisht se është ditur që të tri ligjet janë të rëndësishme për rugën e Kosovës drejt BE-së, shumica e rekomandimeve të BE-së dhe KiE-së janë injoruar. Këshilla ime për Kuvendin: Rishikoni amandamentet e propozuara dhe rregulloni draftet para votimit.” – ka thënë ai.

Përmes një komunikate për media, BE tha se me keqardhje vëren se në Ligjin për Zyrtarët Publikë, versionin aktual të Projektligjit për Komisionin e Pavarur për Media dhe në projektligjin aktual për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, nuk janë marrë parasysh komentet e bllokut.

Lajme të ngjashme