Rasti Dehari: Ministrja Haxhiu pezullon nga puna kryeinspektorin Topalli - NACIONALE

Rasti Dehari: Ministrja Haxhiu pezullon nga puna kryeinspektorin Topalli

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se e ka pezulluar nga puna Kryeinspektoin e Inspektoriatit, Ylber Topallin, siq thuhet për shkak të pretendimeve të shkeljeve të rënda procedurale që janë të ndërlidhura me rastin e aktivistit të Vetëvendosjes Astrid Dehari, i cili kishte ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në nëntor të vitit 2016.

Në njoftimin e ministrisë gjithashtu bëhet e ditur se këto shkelje janë raportuar edhe në prokurori.

Njoftimi i plotë:

“Ministria e Drejtësisë përmes kësaj komunikate njofton se mbi bazën e gjetjeve në Raportin e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, sot Komisioni Disiplinor ka marrë vendim për pezullimin nga puna të Kryeinspektorit të Inspektoratit, z. Ylber Topalli.

Procedura disiplinore ndaj z. Topalli është iniciuar për pretendimet e shkeljeve të rënda procedurale që janë të ndërlidhura me rastin e ngjarjes së Astrit Dehari, që kishte ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor 2016.

Me këtë rast, pas konstatimit të gjetjeve të Raportit të cilat i kemi proceduar edhe në Prokurori të Shtetit, bëjmë thirrje dhe theksojmë nevojën e vazhdimit të procedurave hetimore për trajtimin e mëtutjeshëm të të gjitha rrethanave deri në zbardhjen përfundimtare të këtij rasti.”

Lajme të ngjashme