Raportohet se një grua ka humbur jetën pasi u godit nga treni në Pejë - NACIONALE

Raportohet se një grua ka humbur jetën pasi u godit nga treni në Pejë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Një person raportohet ta ketë humbur jetën mëngjesin e së hënës në Pejë, pasi është goditur nga treni që po qarkullonte në drejtim të Fushë Kosovës.

Sipas raportimeve, viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e lëndimeve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe ekipi i Urgjencës, ndërsa rrethanat e rastit janë duke u hetuar.

Lajme të ngjashme