Raportohet për pesë ushtarë sirianë të vrarë nga sulmi ajror izraelit afër aeroportit të Damaskut - NACIONALE

Raportohet për pesë ushtarë sirianë të vrarë nga sulmi ajror izraelit afër aeroportit të Damaskut

1 javë më parë

nga NACIONALE

Mediet shtetërore siriane kanë raportuar se pesë ushtarë sirianë janë vrarë nga një sulm ajror izraelit afër aeroportit të Damaskut.

“Agresioni çoi te vdekja e pesë ushtarëve dhe ca dëme material”, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve në Siri, “Sana”, duke cituar një burim ushtarak të shtunën.

Sulmi në orët e para të ditës erdhi “nga drejtimi i verilindjes i Liqenit Tiberias, duke i vënë në shënjestër aeroportin e Damaskut dhe disa pika në jug të Damaskut, thuhet më tej.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut konfirmoi se pesë ushtarë sirianë janë vrarë nga sulmi dhe tha se të vrarë kanë mbetur edhe dy luftëtarë të përkrahur nga Irani.

Izraeli e sulmon shpesh territorin e Sirisë me pretendimin se vë në shënjestër grupe të përkrahura nga Irani. Tre ushtarë u vranë muajin e kaluar nga një sulm izraelit në provincën Tartus.

Në qershor, aeroporti i Alepos ishte dy herë cak i sulmeve izraelite./Nacionale

Lajme të ngjashme