Raportohen shkelje ligjore e favorizime në tenderin 30 milionësh të ministrisë së Liburn Aliut - NACIONALE

Raportohen shkelje ligjore e favorizime në tenderin 30 milionësh të ministrisë së Liburn Aliut

1 vit më parë

nga NACIONALE

tenderinMirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve nacionale dhe rajonale 2022 -2025“ janë paraparë që 15 kontrata të realizohen për këtë tender.

Gazeta Periskopi raporton se tashmë janë shpallur fituesit nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, që udhëhiqet nga ministri Liburn Aliut.

Kjo procedurë e prokurimit është në fazën e pezullimit, pasi kompanitë që garuan kanë shprehur pakënaqësi, dhe ministria është duke përgatitur përgjigje për secilin ankues.

Ndonëse, ministria nuk ka lejuar qasje në ofertat fituese për Periskopin, gazeta raporton se janë zbuluar fakte të reja se për kontratë janë rekomanduar kompani që nuk i kanë përmbushur kriteret që vetë ministria i ka vendosur në dosjen e tenderit.

Për pjesën “Prishtina -3” janë rekomanduar për kontratë “Kosova Asfalt” shpk, “AAB Construction” shpk, N.N.P “Ndertimi”, “Urban O.P”, “Adnan Bislimi BI”, “Premium-ks” shpk. Vlera për një vit 484, 574.20 euro ose për tri vite 1 milionë e 375 mijë euro.

Tashmë nuk është sekret se pronarë të kompanisë “Kosova Asfalt” janë miq të zëvendësministrit, Hysen Dumrishi. Por, dyshimet janë se kompania në konzorcium “Urban O.P” nuk ka ofruar dokument /Vërtetim sipas kërkesës së dosjes se tenderit.

Sipas informatave të Periskopit, kompania në fjalë ka ofruar si dëshmi një vërtetim në emrin N.C, dhe se numri fiskal nuk është i kompanisë ofertuese. Pronarë të biznesit, sipas ARBK-së janë Ibush dhe Naim Cerani. Mësohet se për pronarin Naim Cerani nuk e ka ofruar dokumentin/ Vërtetimin nga Gjykata Themelore, që ka qenë njëra ndër kërkesat e Dosjes se tenderit.

Tek lot, “Prishtina -2” janë rekomanduar për kontratë kompanitë në konzorcium “Rahovica” shpk, “Quality Asphalt” shpk, “Eurotrans” shpk, “Iridiani” shpk , “Korsel shpk, “Ja -Mi Ekspert Import Dooel Kavadar”. Vlera për një vit 507, 698. 35.

Mësohet se operatori i konzorciumit “Eurotrans” nuk ka ofruar vërtetim nga ATK, çka mund të hedhë dyshime se mund të ketë borxhe të pa paguar. Mos ofrimi i vërtetimit është shkelje e madhe dhe në menjëherë është dashur të refuzohet tenderi nga komisioni i vlerësimit.

Edhe kompania në konzorcium “Ja -Mi Ekspert Import Dooel Kavadar” ka ofertuar dokumentacion në gjuhën maqedonas. Kjo është shkelje pasi në dosjen e tenderit, autoriteti kontraktues e ka cekur se dokumentet duhet të jenë në gjuhën shqipe, serbe ose angleze.

Po ashtu, kompania tjetër në konzercium “Quality Asphalt”, nuk i ka referencat për punët e kryera në 3 vitet e fundit në mirëmbajte, ashtu siç është kërkuar në dosjen e tenderit. Mësohet se kompania ka ofertuar disa kontrata, të cilat ende nuk kanë përfunduar.

Periskopi ka gjetur se Organi Shqyrtues i Prokurimit -OSHP e ka futur në listën e zezë para pak ditëve kompaninë “Ero-project” për shkak se në kohën e rekomandimit për kontratë nuk ka prezantuar dokumentacione nga ATK deh Gjykata.

Lajme të ngjashme