Ramadani: Sharja dhe mallkimi ndaj Ramushit janë fyerje për krejt populli e Kosovës
Ish-kandidati për deputet i AAK-së, Burim Ramaani, ka reaguar ndaj sharjeve dhe fyerjeve që po i bëhn Ramush Haadinajt.
Ai ka vlerësuar se këto fyerje nuk janë vetëm ndaj personalitetit të ish-kryeministrit të Kosovës dhe ndaj familjes së tij.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se këto janë sharje dhe mallkime ndaj krejt popullit të Kosovës.
“E tmerrshme deri ku ka shkuar urrejtja dhe jo vetëm. Po ndihem tepër keq veç pse ekziston në Kosovën tonë një urrejtje e tillë, patjetër se e fryrë nga armiqtë më të mëdhenj të kombit kudo që janë. Jam i shokuar! Sharja e mallkimi ndaj Ramushit nuk është vetëm ndaj tij dhe familjes së tij. Është sharje e mallkim ndaj krejt popullit tonë!”, ka shkruar ai.